“Është akti i një burracaku që kërkon të fshihet pas hijes së vet. Së pari, kam këtu tekstin e fjalës së përfaqësuesit të Edi Ramës në Asamblenë e KiE, ku thotë në mënyrë tekstuale se jemi dakord për hetim të plotë dhe të gjerë. Së dyti, Edi Rama ka qenë kryetar i PS, kur deputetët e tij kanë votuar në parlament, ligjin për hetimin ndërkombëtar të këtyre krimeve në territorin e Shqipërisë. Pra, Edi Rama ka qenë 100% dakord me këtë. Unë shoh me një keqardhje disa qëndrime të autoriteteve të ndryshme në Kosovë, që nuk e frenojnë Edi Ramën. Ai po dëmton gjendjen e udhëheqjes politike të burgosur në Hagë.
Absolutisht, qëndrimi më i keq që mund t’u bëhet zotërinjve Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Fatmir Limaj, është fushata e çmendur e Edi Ramës, gjoja po i ndihmoj, por po i dëmton në palcë, sidomos fjala e tij në Asamblenë Parlamentare. Është interpretuar si presion politik, gjë që e hedhin me neveri në Europën Perëndimore. Nëse do t’i ndihmojë, të caktojë një fond dhe të marrë avokatët më të mirë dhe t’i dërgojë në sallë. Por Edi Rama po përkeqëson gjendjen e tyre para trupit gjykues në Hagë.”, theksoi kryedemokrati.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/425956963056739
Gjithashtu Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se brenda Partisë Socialiste po zhvillohet një betejë për jetë a vdekje midis kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministrit, Edi Rama.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se deri më tani, këtë betejë e ka fituar Veliaj.
Berisha nënvizoi se nuk do të ndërhyjë në rivalitetin midis tyre.
“Sa i përket betejës që zhvillohet brenda Partisë Socialiste, është e qartë që është një betejë për jetë a vdekje midis Erion veliajt dhe Edi Ramës. Siç e shihni, deri tani këtë betejë e ka fituar dhe po e fiton Erion Veliaj. Ne i konsiderojmë ata, si të keqen më të madhe të këtij vendt, por në rivalitetin e brendshëm midis tyre nuk ndërhyjmë”, theksoi kryedemokrati.
tv6+1vlora
Discussion about this post