“Çorba e rublave u takua me përfaqësuesin e Putinit”
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka akuzuar opozitën se përpara votimit në Asamblenë e Këshillit të Europës të raportit të Dick Marty-t, Sali Berisha në vitin 2010 takoi përfaqësuesin e Vladimir Putinit në Tiranë.
“Një muaj përpara bashkimit të duarve për t’i ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg, Çorba e Rublave është gatuar në Tiranë gjatë një vizite të përfaqësuesit të Putinit, e vlerësuar “shumë e rëndësishme” nga zyra e vulëhumburit tanimë të damkosur: NonGrata!”, shkruan Rama.
Takimi sipas kryeministrit Rama është zhvilluar në vitin 2010 me përfaqësuesin rus, Kostantin Kosaçev.
Discussion about this post