Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka filluar me një lajm të mirë për të gjithë të moshuarit mbi 65-vjeç.
Përmes një postimi në “Facebook”, Rama ka bërë me dije se për të gjithë të moshuarit mbi 65-vjeç fishat e diabetit do të jenë falas.
“MIRËMËNGJES
dhe me lajmin e mirë se fishat e diabetit tashmë garantohen FALAS për të moshuarit mbi 65 vjeç, duke u kursyer gjysheve dhe gjyshërve të paktën 1 pension mujor në vit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Discussion about this post