Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka shpallur moskompetencë për kallëzimet e ministrisë së Drejtësisë dhe Partisë Socialiste, pas publikimit të audiopërgjimit të ri për 21 janarin.Bëhet me dije se SPAK ia ka kaluar dy kallëzimet Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.
Pak ditë më parë Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka kallëzuar në SPAK ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha si dhe Ndrea Prendin, ish-kreun e Gardës që dyshohet se dha urdhër për ekzekutimin e katër qytetarëve në protestën e 21 Janarit 2011.
Kallëzimi i Manjës erdhi dy ditë pasi gazetari Artan Hoxha publikoi përgjimin, sipas tij të kryer nga aleatët shqiptarë, të urdhrit që komandanti i Gardës në atë kohë, Ndrea Prendi dha për gatishmëri për të qëlluar drejt protestuesve.
Po kështu pak ditë më vonë edhe PS depozitoi në SPAK një kallëzim të ri pas publikimit të një audio përgjimi të ri në media. Në të dy kallëizmet thuhet se faktet e reja të bëra publike në media, tregojnë qartë se urdhrat për të shtënë me armë zjarri ndaj protestuesve, janë dhënë nga funksionarë të lartë shtetërorë asokohe.
Kujtojmë se Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestave të 21 janarit 2011.
Discussion about this post