Grupi Parlamentara i Partisë Demokratike është nisur drejt Kuvendit, ndërsa Sali Berisha është ende në Selinë blu.
Protestues të shumtë janë mbledhur para Parlamentit, ndëra disa deputetë edhe pse janë përjashtuar janë para derës për t’u future në Kuvend. Deputeti Oerd Bylykbashi për media është shprehur se kanë të drejtë të futen në Kuvend pasi kanë bërë ankimim në byron e Kuvendit.
“Siç jeni infomuar është bërë ankim në byron e Kuvendit për deputetët që janë ndëshkuar në mënyrë të paligjshme. Ky ankim detyron të pezullojë vendimin dhe deputetët kanë të drejtë të hyjënë dhe të kanë të drejtë të hyjnë në Kuvend.
Është e drejta e deputetit të bëhet ankim, derisa ta marrin në shqyrtim, ky venim për sanksion pezullohen dhe deputetët kanë të drjetë të marrin pjesë.
Ata kanë detyrë të zbatojnë ligjin. Edi Rama po e përdor Kuvendin si instrument represiv. Në kërkojmë që kjo aferë e shumtuar të hetohet dhe të dalin të gjitha ata lidhje që kanë personat me SHBA” tha Bylykbashi.
Discussion about this post