Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar këtë të enjte kërkesën e Partisë Socialiste dhe Partisë së Lirisë për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore të 14 majit. Ndërsa kërkesa e PD-së së Enkelejd Alibeajt dhe grupimit të Berishës është ende duke u shqyrtuar nga KQZ.
Celibashi ka thënë se ka dy kërkesa, një nga Sali Berisha dhe një nga Lulzim Basha, përmes përfaqësuesit ligjor, Indrit Sefa.
“Ka dy kërkesa, nje nga zoti Berisha, kemi dhe një kerkese tjetër nga zoti Basha, përmes jush që jeni perfaqësues ligjor”, u shpreh Celibashi.
Discussion about this post